Lidhje

AI: Militantët e Gazës kryen krime lufte


Organizata Amnesty International thotë se militantët palestinezë kryen krime lufte gjatë luftës në Gazë, se ata kanë vrarë civilë izraelitë dhe palestinezë, duke hedhur raketa dhe predha.

Përmes një raporti të publikuar sot, Amnesty i akuzon grupet e armatosura palestineze, përfshirë Hamasin, “për një pakujdesi flagrante për jetën e civilëve.”

Në raport thuhet se 6 civilë në Izrael, përfshirë një djalë 4-vjeçar, u vranë në këto sulme dhe se 13 civilë palestinezë, mes tyre 11 fëmijë, u vranë, kur raketat e hedhura nga palestinezët ranë në një kamp refugjatësh në Gazë.

Gjatë konfliktit 50-ditor në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit, u vranë 2 mijë e 200 palestinezë dhe 72 izraelitë. Kombet e Bashkuara thonë se dy të tretat e viktimave palestineze ishin civilë.

Izraeli i ka mohuar akuzat për krime lufte gjatë luftës, duke thënë se po vetëmbrohej në mënyrë të ligjshme ndaj raketave të hedhura nga palestinezët dhe se Hamasi përdori civilët si mburoja njerëzore.

XS
SM
MD
LG