Lidhje

Egjipt, Lidhja Arabe diskuton gjendjen në Jemen


Presidenti i Jemenit, Abd-Rabbu Mansour Hadi i cilësoi sot kryengritësit shiitë Houthi që kanë marrë nën kontroll një pjesë të mirë të vendit, “kukulla të Iranit” në takimin e nivelit të lartë të Lidhjes Arabe në Sharm el-Sheikh të Egjiptit.

Duke iu referuar kryengritësve të mbështetur nga Irani, zoti Hadi tha se ata e shkatërruan Jemenin me papjekurinë e tyre politike. Irani mohon akuzat për financimin dhe trajnimin e tyre.

Takimi dyditor do të mbizotërohet nga bisedimet për konfliktin në Jemen, ku Arabia Saudite po udhëheq një përpjekje rajonale për të përmbysur grupit shiit Houthi që e ka detyruar zotin Hadi të arratiset dhe ta shpërngulë qeverinë e njohur nga faktorët ndërkombëtar.

XS
SM
MD
LG