Lidhje

Nigeria në ditën e dytë të zgjedhjeve


Në Nigeri po votohet edhe sot për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, dhe dita filloi me vonesa dhe disa paqartësi për vendndodhjen e qendrave të votimit.

Komisioni Kombëtar i Pavarur i Zgjedhjeve i Nigerisë tha se rreth 350 qendra votimi janë hapur sot, pas vonesave masive dhe problemeve teknike dje. Ato përbëjnë më pak se një për qind e 150 mijë qendrave të votimit në gjithë vendin.

Zyrtarët vendosën ta zgjasin votimin edhe një ditë, pasi në disa zona dje u ndërpre procesi për shkak të defekteve teknike dhe vonesave të mëdha.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon e uroi Nigerinë për zgjedhjet “përgjithësisht paqësore dhe të rregullta”. Por votimi u shoqërua edhe me dhunë, kur persona të dyshuar si kryengritës të grupit Boko Haram në shtetin verilindor të Gombes, sulmuan tre fshatra, duke shkaktuar vdekjen e 24 vetëve.

XS
SM
MD
LG