Lidhje

Shuhen dritat për Orën e Tokës


Struktura ndër më të njohurat dhe historike në qytete në gjithë botën, u zhytën në errësirë për Orën e Tokës.

Për një orë çdo vit, dritat shuhen si shenjë ndërgjegjësimi për ndryshimet globale dhe ndikimin që kanë edhe gjestet më të vogla. Nga Azia në Evropë, në Amerikën e Veriut dhe atë latine, dritat u shuan dhe shkëlqimi u zhduk.

Mes ndërtesave që shuajnë dritat, janë edhe 30 objekte të Listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Organizatorët në Fondacionin e Botës Natyrore thonë se 170 vene në gjithë botën morën pjesë këtë vit në Orën e Tokës. Kjo lëvizje e ka fillimin në vitin 2007 në Sidni të Australisë.

XS
SM
MD
LG