Lidhje

Zgjedhjet vendore në Francë


Partia socialiste në pushtet në Francë dhe drejtuesi i saj, presidenti Francois Hollande pësuan humbje të thellë kundrejt partisë konservatore UMP e udhëhequr nga ish presidenti Nicolas Sarkozy dhe partisë së ekstremit të djathtë Fronti Kombëtar me platformën e saj të anti-imigracionit dhe anti-Islamist.

Francezët shkuan në votimin e balotazhit për të zgjedhur 4,108 zyrtarë që do të zënë poste në 98 këshilla lokale.

Socialistët humbën gati gjysmën e këshillave të tyre ndaj partisë konservatore UMP, duke i hapur rrugën zotit Sarkozy të nisë një fushatë për një tjetër garë presidenciale në vitin 2017.

"Me votën e tij, populli francez refuzoi masivisht politikat e Francois Hollande dhe të qeverisë së tij. Asnjëherë një parti në fuqi nuk ka humbur kaq shumë këshilla bashkiakë. Asnjëherë një qeveri në pushtet nuk ka patur një kundërshtim dhe refuzim të tillë. Asnjëherë një parti politike nuk ka pësuar një dështim të tillë në të gjitha nivelet".

Fronti Kombëtar, i njohur si FN, nuk fitoi ndonjë këshill por një numër i madh i kandidatëve të tij në mbarë vendin fituan vende në këshillat lokalë. Fitoret e Frontit sihen si fillimi i një mbështetje për fushatën presidenciale të udhëheqëses së tij, Marine Le Pen.

Kryeministri Manuel Valls pranoi humbjen e socialistëve dhe tha se fitorja e Frontit Kombëtar ishte shumë e thellë.

Zoti Valls tha gjithashtu se Franca shprehu “zemërimin për jetën e vështirë” dhe premtoi të dyfishojë përpjekjet e qeverisë për të rigjallëruar ekonominë franceze, e dyta më e madhe në eurozonë.

XS
SM
MD
LG