Lidhje

Pallati presidencial në Jemen nën kontrollin e rebelëve


Zyrtarët jemenas thanë se rebelët shiit huthi dhe aleatët e tyre luftuan përmes qëndrës së Adenit sot dhe morrën kontrollin e pallatit presidencial në qytetin e rëndësishëm port në jug të vendit.

Rebelët kanë përparuar drejt Adenit ditët e fundit ndërsa kanë luftuar me forcat besnike të presidentit të mbështetur nga komuniteti ndërkombëtar Abd-Rabbu Mansour Hadi, i cili u largua nga Adeli javën e kaluar.

Marja nën kontroll e Adenit, shënon një sprapse për koalicionin e udhëhequr nga sauditët që ka kryer sulme ajrore për më shumë se një javë në mbarë Jemenin.

Në një konferencë shtypi në kryeqytetin saudit, Riad, një zyrtar i mbrojtjes tha se ai beson se situata në qytet është relativisht e qëndrueshme dhe e qetë.

Sot paradite, al-Kaida hyri në një burg në jug të Jemenit dhe liroi 300 të burgosur.

Zyrtarët e sigurisë thanë se Khalid Batarfi, një figurë e shquar e al-Kaidës në Gadishullin Arabik, ishte mes të liruarve nga burgu al-Mukalla.

XS
SM
MD
LG