Lidhje

Marinzë: Shtohet numri i personave që kërkojnë ndihmë


Autoritetet në zonën e Marinzës në Fier thonë se është rritur ndjeshëm numri i familjeve që kërkojnë mbështetje pas shpërthimeve të djeshme në puset e naftës.

Rreth 130 familje sipas autoriteteve zyrtare janë evakuar nga shtëpitë e tyre si pasojë e incidentit. Banorët kanë folur edhe për dëmtime të mureve në disa prej shtëpive që u prekën nga shpërthimi në puset e naftës.

Kompania Bankers Petrolium tha se e ka nën kontroll situatën, ndërkohë që në zonë edhe sot, sipas banorëve, ka pasur vatra të vogla shpërthimesh. Autoritetet e Mjedisit pezulluan aktivitetin e kompanisë deri në hartimin e një Plani Mjedisor ndërsa Prokuroria e Fierit ka filluar hetimet për shkaqet që sollën shpërthimet dhe ndotjen masive të zonës. Kompania ka premtuar se do të bëjë vlerësimin e dëmeve dhe dëmshpërblimin e banorëve, por procesi do të kërkojë kohë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG