Lidhje

Vlerësohet marrëveshja korrnizë me Iranin


Irani dhe gjashtë fuqi botërore janë futur në fazën përfundimtare të negociatave duke arritur një marrëveshje gjithpërfshirëse lidhur me programin bërthamor të Teheranit. Negociatorët janë pajtuar në pika kyçe për një plan veprimi të përbashkët, të cilin shpresojnë ta hartojnë para afatit të caktuar me 30 qershor. Siç na njeh edhe materiali në vazhdim, analistët e kanë vlerësuar nivelin e detajeve në planin korrnizë por thonë punë të vështria mbeten përpara.

Pas më shumë se një javë sesionesh maratonë në Zvicër, Sekretari i Shtetit John Kerry tha se negociatorët kishin një themel solid për një marrëveshje mirë.

“Është thememi për një marrëveshje që i kërkon Iranit reduktimin e rezervave të uraniumit të pasuruar me 98 përqind gjatë 15 viteve.”

Në bazë të planit, Irani nuk do të pasurojë uranium në një objekt për të paktën 15 vjet dhe kufizojë pasurimin në një objekt tjetër.

Do të ketë inspektime të rregullta në objekte dhe po pashtu Irani do të pranojë që të mos ndërtojë objekte të tjera pasurimi për 15 vjet.

Është një plan, që në teori, duhet të zvogëlojë shqetësimet e kritikëve të zëshëm, përfshi ligjvënësit amerikanë dhe disa vende aleate, thotë James Acton me Carnegie Endowment.

“Pyetja që shtrohet ... A është kjo një marrëveshje përfekte ? Nuk është . A është marëveshje e mirë për sigurinë e Izraelit dhe Arabisë Saudite? Unë mendoj se po, është më mirë për sigurinë e Izraelit.”

Por ai thotë se shumë sfida i presin negociatorët në hapat në vazhdim.

“Të dy palët duhet të pajtohen në detajet e zbatimit të marrëveshjes. Kjo do të jetë e vështirë. Aktulisht unë do të thoja se ka më shumë shanse pozitive sesa negative për të patur sukses.”

Në shkëmbim të zbatimit të marrëveshjes, Irani do të lirohet nga sanksionet.

Ky aspekt ka qënë një pikë e dobët negocimi, thotë ish ambasadori John Bolton që ka shërbyer si Nën Sekretar Shteti për kontrollin e armëve dhe sigurinë ndërkombëtare.

“Saksionet i kanë detyruar iranianët të negociojnë. Përse mendoni ju se pranuan ata ? Por ata nuk i kanë detyruar iranianët të bëjnë ndonjë gjë tjetër veçse konçensione të rikthyeshme lehtë për programin bërthamor.”

Ekspertja për mospërhapjen Kelsey Davenport thotë se ajo nuk është aq e shqetësuar për marrëveshjes aq sa shqetësohet nga kritikët që mund të minojnë procesin.

“Ende nuk dihen të gjitha detajet. Dhe jo të gjitha janë finalizuar. Negociatat nuk duhen parë nën dritën e dyshimit. Marrëveshja duhet vlerësuar pasi të shihet e tëra.”

Zonja Davenport thotë se ndërsa disa e shohin marrëveshjen si mënyrë që Irani të heq dorë nga i gjithë programi bërthamor, kjo nuk është reale dhe nuk është premtim që mund të përdoret për filluar negociatat.

XS
SM
MD
LG