Lidhje

Rebelët avancojnë në Jemen


Kryengritësit Houthi në Jemen vazhdojnë avancimin në qytetin jugor të Adenit, pavarësisht nga fushata e goditjeve ajrore nën udhëheqjen e sauditëve.

Agjencia franceze e lajmeve njofton se kryengritësit kanë marrë selinë e qeverisë rajonale, përfshirë zyrën e guvernatorit. Rusia dhe Kryqi i Kuq Ndërkombëtar i kanë kërkuar Arabisë Saudite të pezullojë goditjet për të lejuar dërgimin e furnizimeve humanitare për civilët dhe për të evakuuar shtetasit e huaj.

Rusia e paraqiti apelin e saj në një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit dje, ku propozoi një pauzë në goditjet ajrore të koalicionit që po lufton kundër kryengritësve shiitë Houthi.

Ambasadorja jordaneze në Kombet e Bashkurar thotë se anëtarët e Këshillit të Sigurimit shpresojnë të arrihet një marrëveshje deri nesër. Ajo foli në rolin e Presidentes së Këshillit për këtë muaj.

XS
SM
MD
LG