Lidhje

Vazhdon lufta kundër marijuanës


Drejtues të policisë së shtetit bënë të ditur në Shkodër se, në disa zona të vendit janë zbuluar raste të kultivimit të bimëve narkotike, pavarësisht goditjes që ju dha këtij fenomeni një vit më parë.

Në takimin "Parandalimi dhe goditja e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike" u kërkua bashkëpunimi i policisë me komunitetin, shoqërinë civile dhe strukturat shtetërore për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike dhe goditja e elementeve kriminalë.

Vitin e kaluar, Qarku i Shkodrës zuri vendin e parë në shkallë vendi për sasinë e bimëve narkotike, të zbuluara dhe asgjësuara nga policia.

XS
SM
MD
LG