Lidhje

Siguria e kompjuterave të Shtëpisë së Bardhë


Një këshilltar i lartë i presidentit Barack Obama tha se sistemi i kompjuterave të Shtëpisë së Bardhë, ku mbahen informacionet sekrete është i sigurtë, ndonëse zyrtari pranoi dobësitë e sistemit.

Ndihmësi i presidentit, Ben Rhodes i bëri komenetet në përgjigje të një njoftimi të rrjetit CNN se hakerat rusë kishin arritur të siguronin informacione të brendshme nga Shtëpia e Bardhë, si për shembull planin e aktiviteteve private të presidentit.

Zoti Rhodes nuk e konfirmoi njoftimin e CNN-it se hakerat kishin hyrë në informacione të tillë dhe nuk pranoi të komentonte se nga ishte origjina e kërcënimit. Por ai tha se “sistemet kompjuterike kanë gjithmonë dobësi”. Prandaj, shtoi ai, Shtëpia e Bardhë përdor një sistem të veçantë, të sigurtë për të dhënat sekrete.

Në tetor, gjatë një vlerësimi të rreziqeve kibernetike, Shtëpia e Bardhë pranoi se kishte vënë re aktivitet të dyshimtë në rrjetin e të dhënave sekrete.

XS
SM
MD
LG