Lidhje

Udhëheqësi i Vëllazërisë Myslimane dënohet me vdekje


Një gjykatë egjiptiane ka dënuar me vdekje Muhamed Badie, udhëheqësin e lëvizjes së jashtëligjshme Vëllazëria Myslimane, dhe 13 të akuzuar të tjerë nga kjo lëvizje për nxitjen e dhunës në vend.

Dënimet e shpallura sot përfshinin ehde burgim të përjetshëm për një egjipto-amerikan që ishte shpallur fajtor për mbështetjen e Vëllazërisë Myslimane.

Vendimet mund të apelohen, por procesi zakonisht zgjat me vite të tëra. Të dënuarit janë ndër mijëra egjiptianë që u ndaluan nga autoritetet pas rrëzimit të Presidentit Mohamed Morsi në 2013.

Egjipti është kritikuar nga faktori ndërkombëtar për gjykimet e përkrahësve të Vëllazërisë Myslimane.

XS
SM
MD
LG