Lidhje

Një amerikan akuzohet për tentativë për sulm ndaj një baze ushtarake


Një i ri amerikan është nën akuza federale për tentativë për të kryer një sulm me armë të shkatërrimit në masë, pasi, sipas Departamentit të Drejtësisë, ai u përpoq të hidhte në erë një makinë-bombë në një bazë ushtarake, si gjest që dëshmonte mbështetje të Shtetit Islamik.

20-vjeçari John Booker nga qyteti Topeka e Kansasit u ndalua dje pasi kishte kërkuar ndihmë për të aktivizuar një bombë nga disa individë që ishin në fakt agjentë të fshehtë federalë.

Po dje u ndalua edhe një tjetër amerikan nga Topeka e Kansasit për dieni të planeve dhe mos raportim të tyre tek autoritetet. Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm tha se i akuzuari Booker synonte të ndërmerrte sulme në emër të ISIS.

Ai akuzohet gjithashtu për tentativë për t’i dhënë mbështetje materiale një organizate terroriste. Nëse shpallet fajtor ai mund të dënohet me burgim të përjetshëm.

XS
SM
MD
LG