Lidhje

Marina italiane shpëton emigrantët


Marina italiane dhe anije transporti kanë shpëtuar një grup me afro 1 mijë emigrantë nga tre anije të mbushura tej mase rreth 48 kilometra larg brigjeve të Libisë.

Një person vdiq para se të mbërrinin forcat e marinës. Emigrantët kishin dërguar një thirrje për ndihmë dhe u dërguan në ishullin e Lampeduzës, pas operacionit të zhvilluar sot.

Operacioni që filloi sot në mëngjes, përfundoi me arrestimin e dy shtetasve shqiptarë me moshë 28 vjeç dhe 42 vjeç, të akuzuar si trafikantë që po drejtonin një anije me 37 emigrantë sirianë dhe kurdë, ndër të cilët pesë gra.

Shumë azil-kërkues dhe emigrantë të paligjshëm, pjesa më e madhe nga zona të përfshira nga konfliktet në Lindjen e Mesme dhe Afrikë, përpiqen të mbërrijnë në Evropën Perëndimore duke kaluar Detin Mesdhe në një udhëtim plot peripeci e rreziqe.

Këtë vit Italia ka regjistruar 12 mijë emigrantë në brigjet e saj, një shifër më e ulët se numri i regjistruar gjatë tre muajve të parë të vitit 2014.

XS
SM
MD
LG