Lidhje

Turqia note proteste Vatikanit


Turqia ka thirrur përfaqësuesin e Vatikanit për t’i dorëzuar një notë proteste, pasi Papa Françesku kujtoi sot 100 vjetorin e vrasjes në masë të armenëve, një akt që ai e cilësoi si gjenocid.

Papa tha në një meshë në Kishën e Shën Pjetrit se vrasja e afro 1.5 milionë armenëve nga forcat osmane turke në periudhën e Luftës së Parë Botërore ishte “i pari gjenocid i shekullit të 20-të”.

Ai tha para besimtarëve se “fshehja ose mohimi i ligësisë është njëlloj sikur të lësh një plagë të hapur, pa fasho”. Turqia tha se ka thirrur përfaqësuesin e Vatikanit në Ankara për të shprehur pakënaqësinë me komentet e Atit të Shenjtë.

Turqia e pranon se ka pasur armenë që kanë vdekur në përleshje me forcat osmane në 1915, por mohon me forcë se ka pasur gjenocid. Turqia thotë se shifrat janë fryrë dhe shumë nga të vrarët ishin viktima të luftës civile dhe trazirave.

XS
SM
MD
LG