Lidhje

Policia e Gjirokastrës ndalon dhjetëra refugjatë sirianë


Policia e Gjirokastrës bllokoi sot një grup prej rreth 30 refugjatësh sirianë në afërsi të kufirit me Greqinë.
Refugjatët u shoqëruan në Policinë e Gjirokastrës për verifikime policore dhe më pas pritet të riatdhesohen në Greqi.

Policia shqiptare tha se po heton mbi rrjetin e organizimit të këtij trafiku dhe destinacionin e refugjatëve. Refugjatët sirianë e përdorin Shqiperinë si një vend tranzit për të kaluar kryesisht drejt kufirit me Malin e Zi, nga ku më pas drejtohen në vendet perëndimore.

Por së fundi janë shfaqur dyshimet se refugjatët transportohen në rrugë detare drejt Italisë nga skafistët shqiptarë. Policia italine njoftoi dje se arrestoi dy skafistë nga Vlora të cilët kishin zbarkuar në brigjet italiane afër Barit disa dhjetëra refugjatë sirianë.

Autoritet shqiptare nuk kanë dhënë shpjegime lidhur me hetimet për këtë rast. Në Shqipëri skadoi dy vjet më parë një moratorium për mjetet e shpejta të lundrimit i cili shihej si një masë për të kontrolluar trafiqet në hapësirën detare mes Shqipërisë dhe Italisë.

XS
SM
MD
LG