Lidhje

60 vjetori i vaksinës kundër polios


Janë vetëm tre vende ku polio ende ekziston: Nigeria, Pakistani dhe Afganistani.

Konflikti është një nga arsyet kryesore që çrrënjosja është vonuar në këto vende, dhe që të tre janë të rëndësishëm për t'i dhënë fund vuajtjeve nga poliomeliti në mbarë botën.

Rotary International filloi punën për të eliminuar poliomelitin në vitin 1985. Dr. John Sever shërben për fushatën e këtij grupi për zhdukjen e polios.

"Ideja është për ta çrrënjosur atë kudo, përndryshe polio mund të vazhdojë të jetojë në njerëz dhe do të transmetohet tek ata që nuk janë imunizuar."

Nigeria nuk ka pasur një rast të poliomelitit për tetë muaj. Ajo mund të jetë në rrugën për çrrënjosjen e sëmundjes. Oyewale Tomori është President i Akademisë së Shkencave të Nigerisë.

"Vetëm vitin e kaluar kemi pasur vetëm gjashtë raste. Ndërsa më 2013 ky numër ishte 53."

Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe agjencitë e tjera shëndetësore u bashkuan me Rotary International në përpjekjen globale për të çrrënjosur poliomelitin në vitin 1988.

Gjatë 25 viteve të fundit, OBSH raporton se numri i rasteve të poliomelitit kanë rënë më shumë se 99 për qind, nga rreth 350,000 në fillim të fushatës, në 416 raste të raportuara në vitin 2013.

Përpjekja për të çrrënjosur poliomelitin filloi në fund të viteve 1930 kur mijëra fëmijë u prekën nga poliomeliti gjatë verës. Fondacioni Kombëtar i SHBA-së për paralizën foshnjore u bëri thirrje të gjithë amerikanëve për të dhuruar nga 10 qindarka secili për të luftuar virusin.

Paratë e mbledhura financuan punën e Dr. Jonas Salk, i cili zhvilloi një vaksinë më 1955.

Vaksina orale u zhvillua disa vjet më vonë. Me dy vaksina në përdorim, polio në SHBA u zhduk brenda 25 vjetëve.

Qëllimi tani është për të eliminuar poliomelitin në mbarë botën brenda tre vitet e ardhshme.

"Nëse mund ta eliminojnë atë një herë, dhe ne jemi shumë afër këtij qëllimi, atëherë polio nuk do të ekzistojë më."

Pastaj poliomeliti, si lia, do të jetë një sëmundje e së kaluarës.

XS
SM
MD
LG