Lidhje

Komisioni i Jashtëm i PE rezolutë për Shqipërinë


Komisioni i Jashtëm i parlamentit europian miratoi sot një rezolutë për Shqipërinë ku vlerëson se hapja e bisedimeve për anëtarësim në BE do të ishte një nxitje për reformat, ndërsa shpreh shqetësim për klimën e tensionuar politike
Rezoluta e hartuar nga relatori Knut Fleckenstein mori 51 vota në favor dhe vetëm 3 kundër. Dokumentit ju bashkëngjiten dhe një numër i madh amendamentesh të propozuara nga eurodeputetë të ndryshëm.

Rezoluta nënvizon se "Suksesi i axhendës së reformave varet fuqishëm nga ekzistenca e një mjedisi politik demokratik ku mazhoranca dhe opozita duhet që të ushtrojnë plotësisht përgjegjësitë e tyre politike dhe të jenë në gjendje për të pranuar kompromise".

Aty nënvizohet se "polarizimi i vazhdueshëm politik që vijon në Shqipëri, mund të rrezikojë përpjekjet e mëtejshme të integrimit në BE". Në dokument theksohen cështje që mbeten ende problematike për Shqipërinë, vecanërisht ato që lidhen me shtetin e së drejtës dhe reformën e sistemit gjyqësor.

Teksti i plotë, së bashku me amendamentet, pritet t'i nënshtrohet votës së parlamentit europian në fund të këtij muaji.

XS
SM
MD
LG