Lidhje

Imigracioni në Evropë


A view of the immigrant shelter in Lampedusa, the tiny Italian island close to North Africa, taken Monday, April 11, 2011.

A view of the immigrant shelter in Lampedusa, the tiny Italian island close to North Africa, taken Monday, April 11, 2011.

Konflikti dhe varfëria në Afrikë dhe Lindjen e Mesme dhe pjesë të tjera të botës po krijojnë një valë refugjatësh, të gatshëm të rrezikojnë jetët e tyre për t’i shpëtuar mizërisë. Evropa është mbytur me imigrantë dhe këtë vit numri pritet të jetë më shumë nga 170 mijë që ishte vitin e kaluar. Më shumë se 10,000 njerëz arritën në brigjet evropiane javën e kaluar. Italia dhe Greqia janë destinacionet kryesore të imigrantëve që shpresojnë të lëvizin prej andej në vende të tjera. Ata që mbijetojnë udhëtimin e vështirë në Evropë kanë disa histori tmerri për të treguar.

Lufta civile në Siri ka vrarë më shumë se 200,000 njerëz katër vitet e fundit, gati gjysma e tyre civilë. Luftimet bënë që këta vëllezër binjakë 25 vjeçar të largoheshin nga vendi i tyre Aleppo në veri të Sirisë."Në se do të kishim qëndruar në Lindjen e Mesme do të kishim vdekur. Vetëm një herë vdes në jetë, kështu që vendosëm të rrezikojmë të vdesim duke u përpjekur të vinim këtu."Vëllezërit arritën në ishullin e vogël italian të Lampeduzës në fillim të javës, të rraskapitur por gjallë. Gjatë javës së kaluar, 400 imigrantë vdiqën gjatë udhëtimit nga uria, etja dhe qëndrimi në anije të mbipopulluara dhe të pajisura keq.

Por çmimi për kalimin e vështirë nuk është i lirë. Vëllezërit sirianë thonë se paguan 3 mijë dollarë kontrabandistëve.

"Morën kaq shumë para nga ne dhe na mbyllën në një dhomë për një kohë të gjatë duke na dhënë të hanim pak një herë në ditë. Ishte torturë. Na abuzuan dhe fyen. Çdo ditë vinte një person tjetër me armë gjithë kohën." Policia italiane këtë javë arrestoi dy kontrabandistë gambianë, trageti i të cilëve transportonte pasagjerë nga Libia me një çmim prej 600 dollarësh për person.

Të paktën 12 imigrantë muslimanë u arrestuan me të mbërritur në Siçili pasi pasagjerët i akuzuan se kishin hedhur në det imigrantë të krishterë.

Megjithë çmimin dhe rrezikun, numri i imigrantëve po rritet çdo vit. Mijëra kanë arritur në Itali që nga e premtja e kaluar duke e çuar sistemin italian të imigracionit drejt kolapsit.

"Mes 10 mijë vetëve që erdhën në Itali fundjavën e kaluar, ka gati 319 fëmijë të pashoqëruar. Nuk ka strukturë të mjaftueshme për t’u dhënë atyre ndihmë dhe autoritetet po kërkojnë për të përmirësuar kushtet në itali për t’u dhënë atyre ndihmë të mjaftueshme."

Greqia është gjithashtu objektiv i imigrantëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika. Qeverie e re majtiste po i nxjerr imigrantët nga qendrat e paraburgimit dhe po i lejon ata të lëvizin lirisht në vend. Kjo lëvizje po shton shqetësim mes shumë grekëve

"Ku do të qëndrojnë gjithë këta njerëz? Ku do të shkojnë ata? Ku do të gjejnë një vend për të pushuar? Ku do të gjejnë punë? Me gjithë këto probleme që kemi ne, nuk mund të zgjidhim dot hallet tona."

Zyrtarët e Bashkimit Evropian thonë se numri ka të ngjarë të shtohet gjatë muajve të ardhshëm tani që moti fillon të përmirësohet.

XS
SM
MD
LG