Lidhje

Takimet e Bankës Botërore në Uashington


Në Uashington po mbahen këtë javë takimet e pranverës të Bankës Botërore, ku përfaqësuesit e financave dhe ekonomisë të vendeve të ndryshme të botës këmbejnë eksperiencat e tyre. Banka po ofron një fond shtesë prej 650 milionë dollarësh për të ndihmuar Guinenë, Liberinë, dhe Sierra Leonen të rimëkëmben nga pasojat e epidemisë së Ebolës.

Përpara epidemisë së Ebolës këto vende radhiteshin ndër vendet me rritjen më të madhe ekonomike në Afrikë, por kriza i mbylli tregjet dhe zvogëloi burimet e duhura për të luftuar sëmundjen dhe për të rindërtuar ekonominë.

“Përqasja rajonale mendojmë se është mënyra më e mirë për të marrë rezultatet që duam, dhe jemi të kënaqur që partnerët tanë ndërkombëtarë adoptuan këtë raport që ne e quajmë “Plani Marshall”, ku parashikohet bashkimi i gjithë burimeve në një mënyrë novatore, që do të na mundësojë jo vetëm të përmbushim planet tona kombëtare të shërimit, por edhe ato rajonale.”

Numri i rasteve me Ebola ka rënë në mënyrë drastike, dhe përpjekjet po vazhdojnë për të gjurmuar rastet e fundit dhe për të ndaluar një ringjallje të epidemisë.

“Mendojmë se kemi arritur shumë, por se ende nuk ia kemi dalë plotësisht. Duhet të përqëndrohemi ende tek arritja e nivelit zero të rasteve me Ebola, ashtu siç jemi të ndërgjegjshëm se Ebola ka sjellë pasoja shkatërruese për njerëzit tanë, ekonominë, dhe vendet e infektuara.”

Ekspertët e Bankës Botërore thonë se ekonomia e Liberisë po rikthehet gradualisht në normalitet, ekonomia e Guinesë është në amulli, ndërsa Sierra Leone po përjeton një rënie të hidhur ekonomike.

XS
SM
MD
LG