Lidhje

Partia Demokratike prezanton kandidaten Voltana Ademi për Shkodrën


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte sot në mesditë në qytetin e Shkodrës, ku, përpara një numri të madh të anëtarësisë së kësaj partie dhe qytetarëve të Shkodrës, paraqiti kandidaten e Voltana Ademit, me të cilën kjo parti garon në zgjedhjet vendore të 21 qershorit për postin e kryebashkiakut të Shkodrës.

Duke folur në sheshin përpara bashkisë, zoti Basha tha se opozita po nis një aksion të madh politik, që bashkon të djathtë e të majtë.

“ Jemi mbledhur këtu për t’i dhënë zë dëshirës tuaj për kandidatin tonë në zgjedhjet e ardhëshme bashkiake, por edhe për të filluar së bashku një aksion të madh politik, që bashkon të djathtë e të majtë, sepse zgjedhjet e 21 qershorit janë edhe një sfidë e madhe për çdo shqiptar, për çdo shkodran. A do të pranojmë të ulim kokën përpara horlliqeve, arrogancës, poshtërimit, varfërisë dhe krimit që kanë sjellë Edi Rama dhe Ilir Meta? ”

Bashkia e Shkodrës është e vetmja, mes 61 bashkive të Shqipërisë ku, në zgjedhjet vendore të 21 qershorit do të vihen përballë njëra tjetrës dy kandidate femra. Ndërsa për Partinë Demokratike garon deputetja e kesaj partie, Voltana Ademi, për Partinë Socialiste, garon Keti Bazhdari, nje e re biznesmene, që mbështetet edhe nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

Të dyja kandidatet për Bashkinë e Shkodrës vijnë nga rradhët e familjave shkodrane, të persekutuara politikisht gjatë rregjimit komunist.

XS
SM
MD
LG