Lidhje

Maqedoni: Pakënaqësi brenda Bashkimit Demokratik për Integrim


Zhvillimet e fundit në Maqedoni duket se po nxisin pakënaqësi edhe brenda Bashkimit Demokratik për Integrim, që bën pjesë në koalicionin qeveritar.

Zëvendës-ministri i Mbrojtjes, Arben Labënishti ka dhënë dorëheqje nga ky post si dhe nga të gjitha funksionet që kishte në BDI. Në një letër të hapur ai thekson mospajtimin me politikat e drejtuesve të partisë, mospërfilljen e vlerave kombëtare shqiptare, që sipas tij, o krijojnë hapsirë për shmangien e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit.

Edhe Hazbi Lika, një zyrtar i njohur si njeri i afërt me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti, ka dhënë dorëheqje nga pozita e Sekretarit organizativ të partisë, për shkak të politikave të gabuara të drejtuesve partiakë, siç është shprehur ai.

Por, zoti Lika vazhdon të mbetet deputet i BDI-së në Parlament dhe anëtar i kryesisë qendrore të partisë. Bashkimi Demokratik për Integrim nuk ka bërë komente në lidhje me këto zhvillime brenda radhëve të saj.

XS
SM
MD
LG