Lidhje

Mbytet anija me 700 emigrantë


Rreth 700 imigrantë, që përpiqeshin të shkonin në Europë për një jetë më të mirë, mendohet se kanë humbur jetën, kur barka me të cilën ata po udhëtonin u përmbys gjatë natës në brigjet e Libisë.

Autoritetet thanë sot se të paktën 28 vetë janë shpëtuar dhe se janë gjetur 24 trupa, por qindra të tjerë figurojnë të humbur, në atë që mund të jetë tragjedia më e madhe që ka ndodhur me imigrantët në detin Mesdhe.

Anija u përmbys 193 kilometra në jug të ishullit italian të Lampeduzës.

Udhëheqësit evropianë bënë thirrje për masa të menjëhershme për të zgjidhur krizën e imigrantëve, ndërsa mijëra njerëz nga Afrika dhe Lindja e Mesme përpiqen t’i largohen varfërisë, luftës dhe trazirave politike, me barka të tejmbushura dhe të pasigurta, për të kaluar Detin Mesdhe.

Kryeministri Italian Matteo Renzi tha se numri i të vdekurve ka për t’u rritur.

Presidenti francez Francois Hollande tha se zyrtarët duhet të luftojnë kundër tarfikut me njerëz, që çon në tragjeditë që ndodhin në Detin Mesdhe, gjatë të cilave vetëm vitin e kaluar kanë humbur jetën 4 mijë imigrantë, gjatë përpjekjeve të tyre për një jetë më të mirë në Europë.

XS
SM
MD
LG