Lidhje

Bisedimet Evropë-SHBA për tregtinë


Negociatorët amerikanë dhe ata evropianë rifillojnë të hënën bisedimet në New York lidhur me një marrëveshje të debatueshme transatlantike.

Propozimi ka mbështetjen e Presidentit amerikan Barack Obama dhe të kancelares gjermane Angela Merkel, udhëheqësja e ekonomisë më të madhe të Europës. Por mijëra protestues dolën gjatë fundjavës nëpër rrugët e Gjermanisë, për të kundërshtuar marrëveshjen.

Zyrtarët thonë se marrëveshja SHBA-Europë do t’i shtonte 100 miliardë dollarë në vit ekonomive të të dy palëve.

Por kundërshtarët e marrëveshjes thonë se prej saj do të përfitojnë korporatat e fuqishme dhe jo konsumatorët, sepse ajo do të ulte standartet e sigurisë së ushqimeve.

XS
SM
MD
LG