Lidhje

Juria shqyrton masën e dënimit për Tsarnaev-in


Rreth dy javë pas shpalljes fajtor të Dzhokhar Tsarnaev-it për sulmet vdekjeprurëse me bombë në Maratonën e Bostonit të vitit 2013, juria është mbledhur sot përsëri për të vendosur në se ai duhet dënuar me vdekje, apo me burgim të përjetshëm.

Prokurorët kanë kërkuar dënimin me vdekje për imigrantin çeçen 21-vjeçar. Ai akuzohet për vrasjen e tre personave në shpërthimet që ndodhën në vijën e finishit të garës së njohur. Por prindërit e njërit prej viktimave, 8-vjeçarit Martin Richard, i kanë kërkuar Departamentit të Drejtësisë, që Tsarnaevi të dënohet me burgim të përjetshëm, pa të drejtën e lirimit me kusht, apo të apelimit, në vend të dënimit me vdekje.

Në një artikull në gazetën “Boston Globe”, ata theksonin se dënimi kapital, për shkak të apelimeve, mund të kërkojë vite, duke e zgjatur kështu dhimbjen e tyre.

Të njejtën kërkesë, për të shmangur dënimin me vdekje, kanë bërë edhe bashkëshortët Jessica Kensky dhe Patrick Downes, të cilët humbën gjymtyrët në sulm.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG