Lidhje

Bislimi: Moskrijimi i Gjykatës së Posaçme do të kishte pasoja për Kosovën

  • Festim Gashi

Moskrijimi i Gjykatës së Posaçme të krimeve të luftës nga instuticionet e Kosovës do të kishte pasoja për vendin, thotë analisti Faton Bislimi. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, zoti Bislimi tha se në rast të mos krijimit të kësaj gjykate nga institucionet e Kosovës, ajo mund të krijohet nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së dhe do t’i jepte Serbisë një mundësi tjetër për të arsyetuar para komunitetit ndërkombëtar qëndrimet e saj kundër pavarësisë së Kosovës. Zoti Bislimi gjithashtu tha se strategjia më e mire kundër rritjes së ideologjisë ekstremiste fetare është nxjerrja e Kosovës nga izolimi, përmirësimi i gjendjes ekonomike dhe arsimimi më i mirë brezit të ri në vend.

XS
SM
MD
LG