Lidhje

Policia maqedonase aksion në fshatin Malinë


Policia maqedonase ka ndërmarrë sot një aksion në fshatin Malinë, në rajonin e Karadakut, në brezin kufitar me Kosovën, në kërkim të armëve dhe autorëve të sulmit të pak ditëve më parë kundër një stacioni policor, siç njofton Ministria e Punëve të Brendëshme në Shkup.

Fshati Malinë ndodhet në brezin kufitar me Kosovën. Policia e shoqëruar nga helikopterë dhe automjete të blinduara ka bastisur shëpi, ndërsa është gjetur armatimi dhe municioni që ishte marrë, sipas autoriteteve maqeodnase, nga sulmuesit mëngjesin e së martes nga stacioni policor në Goshincë.

Banorët e Malinës, në biseda telefonike me gazetarë, kanë shprehur shqetësim nga ky aksion, ndërkohë që policia nuk ka lejuar pjesëtarët e mjeteve të informimt të hyjnë në fshat.

XS
SM
MD
LG