Lidhje

Vullnetarizmi në Tiranë sipas përvojës amerikane


Në Tiranë, shoqata vendase dhe ekspertë nga SHBA me përvojë nga organizata American Corps po bashkëpunojnë për të zhvilluar vullnetarizmin edhe në Shqipëri. Për afro 50 vjet regjimi komunist e keqpërdor punën vullnetare si punë të detyruar. Ndërsa tani, një shprehet e gatshme për të ndihmuar atë pjesë të popullatës më në nevojë.

Shqipëria është duke rpërgatitur një ligj të ri dhe bashkëohor për vullnetarizmin e qytetarëve, ndërsa në terren grupe vullnetarësh dhe ekspertësh po përpiqen të ndërtojnë struktura të qëndrueshme. Suzan Straud është drejtuese e organizatës amerikane Ris dhe Pjesëmarrje Qytetare, që vepron në SHBA dhe në vende të tjera, duke nxitur të tjerët që të marrin pjesë në veprimtari civile. Zonja Straud është një nga themelueset e programit American Corps, i cili u nismua nga presidenti Bill Klinton në fillim të viteve 90.

“Jam shumë e kënaqur çfarë kam dëgjuar këto ditë nga të rinjtë shqiptarë, - thotë ajo. - Ka ardhur një brez i ri me ndjenja të forta njerëzore që është i gatshëm të ndihmojë njerëzit në nevojë. Vullnetarët në kohën e komunizmit bënin punë të detyruar. Ata nuk ishin vullnetarë. Sot vullnetarizmi është në dëshirën e lirë të njerëzve për të ndihmuar të tjerët. Më vjen keq që e njëjta fjalë ende përdoret për të përshkruar punë krejt të ndryshme. Së pari, duhen sqaruar të gjithë se tani vullnetarizmi në Shqipëri është dicka krejt e lirë në dobi të të varfërve” - tha zonja Straud.

Të rinjtë duan të ndihmojnë, por nuk kanë mundësi ta bëjnë këtë. Ata nuk dinë se ku të shkojnë, kanë nevojë për një orientim dhe struktura që t'i drejtojnë tek njerëzit në nevojë. Shoqatat në Shqipëri po forcohen dhe po punojnë me vullnetarë. Tani Shqipëria ka pak vullnetarë, por vullnetarët e rinj shqiptarë do të shtohen me shpejtësi njëlloj si në SHBA, pasi të kenë struktura orientuese, se ku duhet ta drejtojnë ndihmën e tyre. Shqipëria po ndërton një ligj mbi vullnetarizmin sipas përojave europiane dhe amerikane.

“Vullnetarizmi është një pjesë shumë e fortë e kulturës amerikane – thotë zonja Straud, - dhe besoj se Shqipëria e ka lënë prapa kohën e punës së detyruar gjatë periudhës komuniste. Qytetarët, shoqatat dhe qeveria; të gjithë bashkë mund të ndihmojnë njerëzit në nevojë me dëshirën e mirë vullnetare. Tani është pikërisht koha që ta zhvillojnë këtë veprimtari vullnetare, sepse shumë njerëz kanë nevojë të ndihmohen”. Shembulli i American Corps tregon se si të rinjtë amerikanë ndihmojnë për një vit familje të varfëra në SHBA. Çdo vit American Corps ka 80 mijë vullnetarë, dhe gjithsej 9 qind mijë antarë në dy dekadat e fundit.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG