Lidhje

Shoqata e Hidrokarbureve vlerëson aksionin e qeverisë


Në Shqipëri, Shoqata e Hidrokarbureve e cila përfaqëson pjesën dërrmuese të kompanive që veprojnë në fushën e naftës vlerësoi sot aksionin e qeverisë kundër abuzimeve në këtë sektor por duke kërkuar që jo të gjithë operatorët të cilësohen si të përfshirë në shkelje.

Reagimi i shoqatës vjen pas kritikave të ashpra dhe toneve të forta të përdorura ditët e fundit nga kryeministri Edi Rama sipas të cilit operacioni do të shtrihet si mbi prodhuesit e naftës që sipas tij “kanë grabitur pasuritë kombëtare” deri të importuesit dhe tregtarët e karburanteve të cilët, sic tha kryeministri “prej vitesh kanë mashtruar dhe dëmtuar qytetarët me cilësinë e naftës”.

Sipas shoqatës, anëtarët e saj janë pjesa më serioze e sektorit, ku megjithatë “ekziston një pakicë spekulante me lidhje të dyshimta me segmente shtetërore”, thuhet në deklaratë. Madje një pjesë e problemeve që ka sot sektori janë krijuar sipas shoqatës “nga ndërhyrjet e qeverive që kanë favorizuar kompani të vecanta në kurriz të të tjerave”. Shoqata konsideron gjithashtu si tejet të rëndësishëm kontrollin dhe ruajtjen e standarteve të prodhimit nga rafineritë vendase. Shoqata ve theksin në nevojën e një laboratori me pajise bashkëkohore për çerfitifikimin e cilësisë së karburanteve.

XS
SM
MD
LG