Lidhje

Mayweather Jr. mund Manny Pacquiao


Në Las Vegas u zhvillua mbrëmë ndeshja mes boksierit amerikan Floyd Mayweather Jr. me filipinasin Manny Pacquiao – një ballafaqim që u cilësua si ndeshja e shekullit dhe çimentoi statusin epror të Mayweatherit, si i pamposhtur në 48 ndeshje profesioniste.

Ndeshja nuk pati intensitetin që pritej, pasi kishte pasazhe të gjata manovrash të matura nga dy boksierët. Nuk pati nokaut dhe asnjëri nga boksierët nuk arriti ta lëndojë rivalin seriozisht.

Rezultati i ndeshjes u vendos me pikë nga dy gjyqtarë që ia dhanë fitoren Mayweather, i cili tha se do të ndeshet edhe një herë këtë vit dhe më pas do të mbyllë karrierën.

Ndeshja mes dy boksierëve më të mirë të këtij brezi, megjithëse në moshë të kaluar për sportin e tyre, mendohet të thyejë rekordin si më fitim-prurësja e të gjitha kohërave. Mayweather fitoi të paktën 180 milionë dollarë për këtë eveniment sportiv që u ndoq në mbarë botën përmes lidhjes televizive me pagesë.

XS
SM
MD
LG