Lidhje

Imigrantët në Itali


Migrants arrive at the Lampedusa island harbor Sunday, May 3, 2015.

Migrants arrive at the Lampedusa island harbor Sunday, May 3, 2015.

Dhjetë emigrantë u mbytën në Mesdhe pranë brigjeve të Libisë gjatë ditëve të fundit, ndërkohë që afro 4800 të tjerë u shpëtuan nga roja bregdetare italiane gjatë dy ditëve të fundit.

Trafikantët kanë intensifikuar aktivitetin këto ditë duke shfrytëzuar motin e mirë dhe detin e patrazuar.

Të gjithë personat e shpëtuar u dërguan në porte italiane, disa prej tyre u sollën në Ishullin Lampedusa, të tjerët në Siçili dhe Kalabri.

Roja Bregdetare Italiane tha se ka shpëtuar qindra emigrantë vetëm gjatë së dielës, nga të paktën 16 anije pas shpëtimit të afro 3700 personave të shtunën.

Italia thotë se me motin e mirë pritet të shtohet numri i emigrantëve që ndërmarrin udhëtimin e vështirë nga Afrika drejt Evropës.

XS
SM
MD
LG