Lidhje

Prokuroria e Fierit, dënim për 8 zyrtarë të Bashkisë


Marinza Fier

Marinza Fier

Prokuroria e Fierit kërkoi dënimin me burg të tetë zyrtarëve të Bashkisë së qytetit të cilët akuzohen për shpërdorim detyre në shpërndarjen e banesave sociale.

Mes zyrtarëve është edhe Kryetari i Bashkisë së Fierit Baftjar Zeqo, për të cilin Prokuroria ka kërkuar dënimin me dy vite e gjysëm burg. Prokuroria ka kërkuar gjithashtu që disa prej zyrtarëve nuk duhet të ushtrojnë detyra publike për një periudhë dy vjecare.

Hetimet e Prokurorisë në Fier erdhën pas kallzimit të një grupi banorësh që kishin aplikuar si të pastrehë në bashki. Banorët kishin pretenduar shkelje të praktikave ligjore nga një Komision i ngritur për vlerësimin e këtyre rasteve. Po sot Prokuria në Fier tha se mori në pyetje Zv Presidentin e Kompanisë kanadeze “Bankers Petrolium” Leonidha Çobo lidhur me një incident të ndodhur një muaj më parë në një pus nafte.

Prokuria nisi hetimet për shkaqet e incidentit që shkaktoi dëmtim të disa banesave dhe ndotje të madhe mjedisore në zonën e Marinzës. Kompania ka pranuar se bëhej fjalë për një aksident dhe ka njoftuar se ka normalizuar situatën përreth pusit duke shmangur cdo rrezik të mëtejshëm.

Kompania ka premtuar gjithashtu dëmshpërblimin ekonomik për banorët të cilëve u janë dëmtuar banesat.

XS
SM
MD
LG