Lidhje

Viktima të tjera në ujrat e Mesdheut


Organizata “Save the Children” njoton se rreth 40 imigrantë mund të jenë mbytur të djelën në ujrat e Mesdheut, kur barka prej gome, me të cilën po udhëtonin drejt Italisë, mund të jetë shpuar ose të ketë shpërthyer.

Sipas organizatës humanitare, të mbijetuarit thanë se shumë njerëz u mbytën pasi nuk dinin not. Numri i viktimave të mbytur në Mesdhe këtë vit ka arritur në 1750. Shumica janë imgrantë nga Afrika dhe Lindja e Mesme që po përpiqen t’i shpëtojnë konfliktit ose varfërisë në vendin e tyre.

Fundjavën e kaluar forcat detare italiane shpëtuan rreth 6800 imigrantë. Numri i imigrantëve që nisen nga Libia me destinacion Evropën, është shtuar shumë gjatë ditëve të fundit, pasi kontrabandistët janë përpjekur të shfrytëzojnë motin e ngrohtë dhe ujrat e qeta të detit për të mbërritur në portet e Italisë.

XS
SM
MD
LG