Lidhje

Sekretari Kerry vizitë në Somali


Shefi i diplomacisë amerikane John Kerry bëri një vizitë të paparalajmëruar në Somali, duke u bërë kështu sekretari i parë i shtetit që viziton vendin e shkatërruar nga lufta.

Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Pam Dockins që po udhëton me Sekretarin Kerry njofton se ai qëndroi për rreth 3 orë e gjysmë në aeroportin e Mogadishut, ku u takua me Presidentin Hassan Sheikh Mohamud, me kryeministrin dhe zyrtarë të tjerë.

Bisedimet u përqëndruan në çështjet e sigurisë dhe përparimin e vendit drejt objektivave të zhvillimit dhe reformave, ndërsa zgjedhjet e vitit 2016 po afrojnë.

XS
SM
MD
LG