Lidhje

Arrestohet senatori i Asamblesë së Nju Jorkut


Money on scale of justice
Money on scale of justice

Autoritetet federale ngritën akuza ndaj senatorit të Asamblesë së Nju Jorkut Dean Skelos dhe djalit të tij, për përfshirje në një skemë korrupsioni. 67-vjeçari Dean Skelos krytar i shumicës republikane në organin ligjvenës të shtetit të Nu Jorkut dhe djalai i tij Adam 32-vjeçar përballen me gjashtë akuza për konspiracion dhe mashtrim.

Babë e bir u arrestuan nga FBI-ja ditën e hënë, njoftoi prokuroria e Manhatanit, ndërkohë që pritej të paraqiteshin në një gjykatë federale. Preet Bharara është prokuror në Nju Jork.

“Gjashtë llojet e akuzave kanë të bëjnë me mënyrën se si Dean Skelos përdori pushtetin dhe influencën e tij si udhëheqës i maxhorancës në senat për të pasuruar në mënyrë të përsëritur dhe të paligjshme, të birin Adam, dhe indirekt vetveten. Mendohet se babë e bir vunë në jetë një skemë për të nxjerrë fitim nga posti zyrtar i Dean Skelos, duke zhvatur para nga të tretë, në emër të Adam Skelos, me pritshmërinë që këto pagesa do të influenconin vendimmarrjen e zotit Skelos.”

Sipas akuzës, që në vitin 2010, Dean Skelos dhe i biri ushtruan presion ndaj një biznesmeni të pronave të patundshme, që të mundësonte pagesa prej qindra mijëra dollarësh në emër të Adam Skelos.

Biznesmeni arriti të mundësojë pagesat, ndërkohë që lobonte zotin Skelos në lidhje me një legjislacion të rëndësishëm për biznesin e tij. Pagesat ishin të ndryshme, si p.sh. 20 mijë dollarë për Adam Skelos, për punë që nuk i kreu kurrë, ose 4 mijë dollarë çdo muaj nga një firmë teknologjike që shpresonte të fitonte një kontratë me qeverinë.

Në vitin 2013, kur bashkia Nassau, në Nju Jork, mendonte të rinovonte kontratën me kompaninë teknologjike, Skelos dhe i biri kërcënuan ta bllokonin kontratën nëse nuk rriteshin pagesat mujore. Për rrjedhojë, kompania filloi t’i paguante të birit, Adamit, 10 mijë dollarë çdo muaj, duke i dhënë një total prej 198 mijë dollarësh në pak kohë.

Ndërkohë, Dean Skelos, shfrytëzoi postin e tij për të lehtësuar miratimin e një kontrate 12 milionë dollarëshe për këtë kompani.

Ky rast hetimor është më i fundit në një seri rastesh të tjera që kanë përfshirë kryeqytetin e Nju Jorkut, Albany. Në muajin janar u arrestua kreu i dhomës së përfaqësuesve të Nju Jorkut, Sheldon Silver, një demokrat, nën akuzat për korrupsion. Të dyja këto raste hetimore u hapën pas shpërbërjes në mënyrë të papritur në vitin 2013 nga guvernatori i shtetit të Nju Jorkut Andrew Cuomo të një komisioni anti-korrupsion.

Tashmë duket qartë se korrupsioni është një problem me rrënjë të thella në shtetin e Nju Jorkut, në të dyja dhomat e përfaqësuesve të zgjedhur, dhe në të dyja anët e politikës.”

Prokuroria premtoi se do të vazhdojë me të tjera hetime federale për të ndjekur me seriozitet maksimal këtë problem.

XS
SM
MD
LG