Lidhje

Hetuesit: Lubitz kishte bërë prova për rrëzimin e avionit


Andreas Lubitz

Andreas Lubitz

Hetuesit francezë thanë se piloti i dytë që e rrëzoi qëllimisht avionin e kompanisë Germanwings në alpet franceze në mars, kishte bërë prova po atë ditë për ulje të kon trolluar të avionit në një fluturim të mëparshëm.

Zgjedhja e “lartësisë alternative” në pilotimin automatik ishte ndryshuar disa herë – dhe ishte vendosur deri në 30 metra poshtë – ndërsa avioni u ul gjatë fluturimit të parë në Barcelonë, thuhet në raportin e publikuar sot nga autoritetet franceze përgjegjëse për sigurinë e hetimeve në aksidentet apo incidentet në aviacionin civil.

Në raportin prej 30 faqesh, hetuesit njoftuan sot se Andreas Lubitz në mënyrë të përsëritur e vendosi avionin në ulje dhe më pas në ngritje gjatë një fluturimi nga Duesseldorfi në Barcelonë.

Në raportin e tyre, hetuesit thonë se piloti i dytë ishte mesa duket vetëm në kabinë ashtu si edhe në fluturimin fatal disa orë më vonë.

Sipas autoriteteve Lubitz mbylli derën e kabinës duke lënë pilotin e parë jashtë kur ai shkoi të përdorte tualetin, një orë pas nisjes së fluturimit të kthimit nga Barcelona në Dusseldorf.

Ata thanë se Lubitz në pas e vendosi avionin e tipit Airbus A320 në një ulje të detyruar, duke injoruar kërkesat e pilotiti për të hapur derën e kabinës, thirrjet e të cilit mund të dëgjoheshin në kutitë e regjistrimit të zërit.

XS
SM
MD
LG