Lidhje

Ushtria amerikane në gatishmëri


Bazat ushtarake amerikane në Shtetet e Bashkuara janë në gjendje gatishmërie të lartë sot, pasi FBI-ja shprehu shqetësim se ekstremistë islamikë mund të ndërmarrin sulme kundër forcave të rendit apo trupave amerikane.

Në bazën Fort Bragg në shtetin e Karolinës së Veriut zyrtarët thonë se janë krijuar radhë të gjata, si rezultat i kontrollit më të imtë të dokumentacionit para futjes në bazë.

Gjendja e gatishmërisë pason njoftimin e drejtorit të FBI-së James Comey të enjten se në Shtetet e Bashkuara mund të ketë mijëra pasues të ISIS që ndjekin propagandën e grupit terrorist përmes internetit.

Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin e javës së kaluar në një aktivitet pranë Dallasit të Teksasit, ku po zhvillohej një konkurs me karikatura të Profetit Muhamet. Zyrtarët thonë se nuk ka prova të mjaftueshme për të vërtetuar nëse personat që ndërmorën sulmin kishin lidhje me ISIS.

XS
SM
MD
LG