Lidhje

Rusia kujton 70 vjetorin e fitores mbi nazizmin


Rusia organizoi sot një paradë madhështore ushtarake në Sheshin e Kuq të Moskës për të kujtuar 70 vjetorin e fitores mbi nazizmin kur Gjermania pranoi disfatën në Luftën II Botërore.

Presidenti rus Vladimir Putin falenderoi aleatët kryesorë të Bashkimit Sovjetik të asaj kohe – Shtetet e Bashkuara, Britaninë dhe Francën për ndihmën në betejën kundër nazizmit.

Parada e këtij viti zhvillohet në një kohë që Rusia akuzohet për agresion në Ukrainë pas aneksimit të Krimesë dhe rolit të saj në mbështetje të separatistëve në Ukrainën lindore.

Në pjesën më të madhe të Evropës festimet u zhvilluan dje. Në Francë Presidenti Francois Hollande vendosi një kurorë tek varri i ushtarit të panjohur dhe e cilësoi fitoren e 8 majit si triumfi i një ideali mbi një ideologji totalitare.

Në ceremoni ishte i pranishëm edhe Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry. Në Britani u zhvilluan një numër ceremonish përkujtimore si dhe koncerte në rrugë për të rikrijuar atmosferën festive të 70 vjetëve më parë.

XS
SM
MD
LG