Lidhje

Hetime mbi praktikat e policisë së Baltimorës


Departmenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara ka filluar një hetim për të zbuluar nëse departamenti i policisë së Baltimorës ka ushtruar praktika në shkelje të kushtetutës së SHBA-së dhe të drejtave civile.

Departamenti i Drejtësisë po vepron në përgjigje të kërkesës së zyrtarëve të qytetit të Baltimorës në vijim të protestave dhe trazirave si pasojë e vdekjes së një afrikano-amerikani gjatë mbajtjes nga policia.

“Ky hetim do të fillojë menjëherë, dhe do të përqëndrohet rreth akuzave se punonjësit e Departamentit të Policisë së Baltimorës kanë përdorur dhunë të tepruar dhe kanë kryer arrestime e kontrolle të paligjshme me praktika policore diskriminuese.”

Prokurorja e Përgjithshme Loreta Lynch tha se proçesi do të synojë t’i ofrojë policisë trajnimin dhe paisjet e duhura për të mbrojtur më me efikasitet sigurinë publike në bashkëpunim me komunitetet lokale.

Njoftimi koinçidoi me një funeral në Nju Jork të një polici të bardhë 25-vjeçar që u vra me armë në detyrë këtë muaj. Bill Braton ësht komisioner i policisë së qytetit të Nju Jorkut.

“Na duhen më shumë të tillë. Ju them të gjithëve juve me uniformë sot këtu, se duhet të jemi të gjithë si ai. Vdekja e Brian vjen në një kohë me sfida të mëdha për këtë vend, kur policët në të gjithë vendin po mbartin gjithnjë e më shumë peshën e kritikës. Ne nuk mund të përkufizohemi nga kjo lloj kritike.”

Qeveria federale po heton e praktikat e disa departamenteve të policisë, ku policët kanë vrarë njerëz me ngjyrë të paarmatosur. Prokurorja e Përgjithshme tha se organet e rendit duhet të riparojnë marrëdhëniet me komunitetet të cilave u shërbejnë.

XS
SM
MD
LG