Lidhje

Irak: Dhjetëra të vrarë dhe të arratisur nga burgu


Njoftime zyrtare nga Iraku bëjnë të ditur se të paktën 36 vetë u vranë dhe 40 të burgosur u arratisën sot nga burgu në veri të kryeqytetit, Bagdat.

Ministria e brendshme irakiane tha se gjashtë policë dhe 30 të burgosur u vranë në trazira në burgun Khalis. Por zyrtarë të tjerë thonë se numri i të vrarëve është shumë më i lartë dhe përfshin edhe 12 policë dhe të paktën 50 të burgosur.

Zyrtarët thonë se kishte shpërthyer një përplasje fizike mes të burgosurve dhe kur rojet kishin ardhur për të ndërhyrë, të burgosurit i kishin mundur dhe u kishin marrë armët.

Sipas zyrtarëve, disa nga të burgosurit ishin të ndaluar nën akuzat për terrorizëm.

XS
SM
MD
LG