Lidhje

Pheniani prova me raketa


Zyrarë ushtarakë të Koresë së Jugut thonë se Koreja e Veriut ka lëshuar në det tre raketa anti-detare, një ditë pasi bëri kërcënimin se do të godiste pa paralajmërim mjetet lundruese koreano-jugore nëse futeshin në ujërat terroritoriale të Veriut.

Zyrtarët në Seul thonë se raketat u hodhën gjatë një harku kohor prej një ore sot nga një zonë pranë qytetit port të Wonsanit.

Po sot, Pheniani tha se ka bërë provë të suksesshme me një raketë balistike të lëshuar nga një nëndetëse. Nëse vërtetohet kjo deklaratë, ajo do të dëshmonte avancimin e teknologjisë ushtarake të Koresë së Veriut.

Koreja e Veriut është ndëshkuar me sanksione të OKB-së për zhvillimin dhe përdorimin e teknologjisë së raketave balistike.

XS
SM
MD
LG