Lidhje

Liberia çlirohet nga Ebola


Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se në Liberi është eliminuar virusi i Ebolës.

Deklarata bëhet pasi Liberia njoftoi se nuk ka diagnostikuar raste të reja me Ebolë në 42 ditë – periudha maksimale e inkubimit për virusin, para se të shfaqë simptoma personi i infektuar.

Ndërprerja e infeksionit është një arritje monumentale për një vend me numrin më të madh të vdekjeve në epideminë më të gjatë, më të përhapur dhe më komplekse që kur u diagnostikua fillimisht Ebola në 1976, thuhet në deklaratën e OBSH-së.

Shtëpia e Bardhë shprehu sot kënaqësinë për deklaratën zyrtare se epidemia në Liberi ka marrë fund, duke e cilësuar si një moment të rëndësishëm dhe duke përgëzuar popullin liberian për këtë fakt.

Por zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë tha se masa të kujdesshme duhet të vazhdojnë të zbatohen deri kur numri i infektimeve me Ebola të arrijë në zero në mbarë rajonin.

XS
SM
MD
LG