Lidhje

Amerika shënon Diten e Nënës


Në Shtetet e Bashkuara dhe në shumë vende të botës sot shënohet Dita e Nënës. Ndryshe nga dita e gruas, kjo ditë është më e ngushtë në fokusin e saj dhe është krijuar me idenë për të treguar mirënjohje për punën dhe rolin e nënës në jetën e fëmijës.

Ideja lindi në vitin 1914 dhe fillimisht ishte një mënyrë për të nderuar nënën në mjedisin familjar. Por tani ka marrë përmasa komerciale. Një industri e tërë funksionon me kartolinat e urimit, buqetat e luleve, ofertat nga kompani pushimesh, sallone masazhesh e parukerie, apo restorante e klube për këtë ditë.

Duke qenë një festë kaq e bujshme, shpesh Dita e Nënës shfrytëzohet edhe për mesazhe politike. Dje në Uashington u organizua një manifestim masiv, i titulluar Marshimi i Një Milion Nënave për të tërhequr vëmendjen mbi forcën e tepruar policore që ka lënë të vrarë civilë të paarmatosur, në veçanti nga komuniteti afrikano-amerikan. Në marshim kishte plot nëna që kanë humbur fëmijët në konfrontime të tilla.

XS
SM
MD
LG