Lidhje

Zgjedhjet presidenciale në Poloni


Në Poloni po zhvillohen sot zgjedhjet presidenciale që pritet të mbajnë në post presidentin aktual Bronislaw Komorowski, megjithëse rezultati mund të vendoset me balotazh.

Dhjetë kandidatë të tjerë konkurrojnë në këto zgjedhje, por asnjë prej tyre nuk pritet të marrë më shumë se 50 për qind të votave që nevojiten për të evituar nevojën për balotazh më 24 maj.

Komorowski, kandidat i qendrës së djathtë gëzon mbështetje nga rreth 40 për qind e votuesve polakë, sipas anketave të fundit. Votimet e sotme shihen si sinjal i drejtimit të elektoratit në përgatitje për zgjedhjet e përgjithshme të vjeshtës.

XS
SM
MD
LG