Lidhje

Të drejtat e njeriut në Amerikë


Shtetet e Bashkuara do të jenë nën mikroskopin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara nesër kur zhvillohet analiza periodike mbi situatën e të drejtave të njeriut.

Pritet që këtë radhë të ketë një analizë të fortë dhe kritika të hapura lidhur me vdekjen e një numër afrikano-amerikanësh të paarmatosur gjatë ndalimit apo mbajtjes nga policia.

Çështje të tjera që mund të zgjojnë kritika janë imigracioni i paligjshëm, sidomos situata e fëmijëve që vijnë të pashoqëruar përmes kufirit, si dhe kushtet në burgje dhe masat e ndëshkimit për të burgosurit, në veçanti mbajtja e të burgosurve problematikë në izolim të vetmuar për periudha të gjata kohe si dhe dënim me vdekje, që në shumë vende konsiderohen si ndëshkime të tepruara, të paefektshme dhe anakroniste.

Një tjetër problem që mund të ngrihet gjatë analizës është përgjimi në masë i shtetasve amerikanë, në kuadër të masave për të parandaluar terrorizmin.

Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë veten dhe shihen nga popuj dhe vende të tjera si një simbol i të drejtave dhe lirive të individit, por aktivistët po ngrenë gjithnjë e më shumë zërin për praktika dhe politika që i konsiderojnë të papërputhshme me këtë imazh.

XS
SM
MD
LG