Lidhje

Të drejtat e njeriut në SHBA


Baltimore Police Death Lynch
Baltimore Police Death Lynch

Zyrtarët amerikanë u pyetën sot në Gjenevë për ekzistencën e dënimit me vdekje, forcën e tepruar nga policia dhe masat e sigurisë kombëtare ndërsa Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut kryente një analizë për praktikat e të drejtave të njeriut.

Zyrtari i Departamentit të Drejtësisë James Cadogan përmendi një numër rastesh që kishin të bënin me vrasjen e afrikano-amerikanëve të paarmatosur nga policë, duke thënë se Shtetet e Bashkuara duhet të bëjnë më shumë përpjekje për të mbrojtur të drejtat civile.

Edhe përdorimi i dënimit me vdekje në Shtetet e Bashkuara u diskutua gjerësisht dhe shumë vende bënë thirrje për ndalimin e tij ndërsa disa të tjera thanë se Shtetet e Bashkuara të paktën duhet të marrin masa që të burgosurit me aftësi të kufizuara mendore të mos eksekutohen.

Përsa u takon trajtimit të punëtorëve emigrantë, delegacioni amerikan tha se do të bënte të gjitha përpjekjet për të mbrojtur të drejtat e tyre, përfshirë shmangien e shfrytëzimit të fëmijëve.

Seanca e sotme u përqendrua edhe tek praktikat e marrjes në pyetje nga CIA, ndalimet në Guantanamo , goditjet me avion pa pilot dhe operacionet përgjimeve të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare.

XS
SM
MD
LG