Lidhje

Ban Ki-moon kërkon hetim transparent në Kumanovë


Sekretari i përgjithshëm i OKB-së bën thirrje shmangie që çdo retorike apo veprimi që nxitë tensione të mëtejshme në Maqedoni

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon, është shprehur i alarmuar me dhunën në Kumanovë, ndërsa u shprehur ngushëllime familjeve të të vrarëve dhe të plagosurve.

Ai mbështet fuqishëm thirrjet nga Bashkimi Evropian dhe anëtarët tjerë të komunitetit ndërkombëtarë që autoritetet shtetërore dhe udhëheqësit politik që bashkëpunojnë për rivendosjen e qetësisë dhe hetimin e plotë në mënyrë transparente dhe objektive” thuhet në një deklaratë të lëshuar nga zyra e zëdhënësit te sekretarit Ban.

Në këtë kohë të ndjeshme, sekretari i përgjithshëm u bënë thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga çfarëdo retorike dhe veprimi që mund të përshkallëzojë tensionet”, thuhet në deklaratë.

XS
SM
MD
LG