Lidhje

Gjykata egjiptiane dënon Morsin me vdekje


Një gjykatë egjiptiane ka dënuar ish-presidentin Mohamed Morsi dhe më shumë se 100 të pandehur të tjerë me vdekje, lidhur me trazirat masive në një burg në vitin 2011.

Dënimet u shpallen të shtunën në Kajro.

Myftiu i Madh, autoriteti më i lartë fetar i Egjiptit, do të marrë vendimin përfundimtar mbi dënimet më 2 qershor.

Ish presidenti po ashtu përballet me akuza për spiunazh.

Muajin e kaluar zoti Morsi, udhëheqësi i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike i atij vendi, u dënua me 20 vjet burg në lidhje me vrasjen e protestuesve jashtë pallatit presidencial në vitin 2012. Gjykata penale shpalli fajtorë po ashtu edhe 12 udhëheqës të tjerë të Vëllazërisë Myslimane dhe përkrahës të partisë, nën akuzat për kërcënime dhe dhunës, por jo vrasje.


Ushtria egjiptiane rrëzoi nga pushteti zotin Morsi në vitin 2013 pasi miliona njerëz dolën në rrugë duke protestuar ndaj qeverisë së tij lidhur me abuzimet. Që atëherë, qeveria e ish shefit të atëhershëm të ushtrisë dhe presidentit aktual Abdel-Fattah el-Sissi, ka burgosur dhjetëra mijëra anëtarë dhe mbështetës të Vëllazërisë Myslimane.

XS
SM
MD
LG