Lidhje

Papa Françesku takon presidentin Abas

Texas - Dallas aeroportunda saxlanan sərnişinlər namaz qılır

Texas - Dallas aeroportunda saxlanan sərnişinlər namaz qılır

Papa Françesku u takua me Presidentin Mahmud Abas sot, disa ditë pasi Vatikani tha se po përgatitej për të nënshkruar marrëveshjen e tij të parë me palestinezët në një të ardhme të afërt.

Papa e quajti zotin Abas “një engjëll të paqes” gjatë një takimi kokë-më-kokë në Vatikan.

Palët shprehën kënaqësi për “mirëkuptimin e arritur për tekstin e marrëveshjes së përgjithshme mes Vatikanit dhe Shtetit të Palestinës” “mbi një numër aspektesh të jetës dhe aktivitetit të Kishës Katolike në Palestinë” thuhet në një deklaratë të Vatikanit.

Papa dhe presidenti palestinez diskutuan gjithashtu procesin e paqes me Izraelin dhe mundësinë për rifillimin e negociatave të drejtpërdrejta izraelito-palestineze në mënyrë që të gjendet një zgjidhje e drejtë dhe e qëndrueshme e konfliktit.

Lajmet për marrëveshjen janë pritur me revoltim nga Izraeli, i cili ka nxjerrë një deklaratë ku shprehet se “zhvillime të tilla nuk e ndihmojnë procesin e paqes dhe e largojnë udhëheqjen palestineze nga negociatat e drejtpërdrejta dypalëshe”.

XS
SM
MD
LG