Lidhje

Lufta kundër Shtetit Islamik


Duke folur në një konferencë të përbashkët për shtyp me Ministrin e Jashtëm të Koresë së Jugut, Yun Byung-se, në Seul, zoti Kerry tha se pavarësisht avancimit, Shteti Islamik po pëson humbje.

“U janë reduktuar komunikimet, fondet dhe mekanizmat financiare, si dhe është kufizuar lëvizshmëria e tyre, në veçanti në zonat ku ka patrullime ajrore, të cilat fatkeqësisht nuk zhvillohen dot kudo. Kjo bën të mundur që të ketë sulme të tilla, si ai në Ramadi. Por, kam besim të plotë se situata do të ndryshojë në ditët që vijnë.”

Ramadi, Iraq
Ramadi, Iraq

Zyrtarët lokalë thonë se tre ditë luftimesh në Ramadi shkaktuan 500 të vdekur në qytetin që ndodhet 125 kilometra në perëndim të kryeqytetit Bagdad. Banorët e Ramadit braktisën shtëpitë e tyre për të shpëtuar.

Kryeministri irakian Haider al-Abadi u bëri thirrje grupeve të armatosura të bashkohen rreth qytetit. Sot njoftohet se në zonë kanë mbërritur më shumë luftëtarë, ku gjithashtu janë zhvilluar rregullisht për rreth një javë sulme ajrore amerikane kundër Shtetit Islamik.

Një zëdhënës i milicisë al-Hashd al-Shaabi shprehu besimin se do të ndihmojnë.

“Me ndihmën e Zotit, do të arrijmë të triumfojmë. Do të shërbejmë si shtylla kurrizore e forcave të sigurisë dhe si një fortesë e pathyeshme. Do të mbështesim qeverinë dhe parlamentin legjitim të Irakut.”

Në një tjetër fitore të vogël kundër forcave të Shtetit Islamik, njoftohet se trupat siriane zmbrapsën nga qyteti i lashtë Palmira luftëtarët e Shtetit Islamik. Luftimet lanë dhjetëra të vdekur dhe rrezikuan qytetin e njohur nga UNESCO si pjesë e trashëgimisë botërore.

XS
SM
MD
LG